CIVIL ashpër e dënon gjuhën e urrejtjes

“Kriza politike në Maqedoni, vetëm e plotëson gjendjen e vështirë me të drejtat dhe liritë e njeriut, të demokracisë dhe lirisë së shprehjes dhe të mediave. Kohën e fundit ishim dëshmitarë të spekulimeve, gënjeshtrave, manipulimeve dhe vulgarizmave, si përpjekje që nëpërmjet mediave,  të frikësohet apo të mbytet vetëdija publike dhe të programohet dhe disciplinohet sipas instruksioneve të pushtetarëve. Situata e këtillë, e nxehur me “bombat” e kreut të opozitës Zoran Zaev, shkaktoi një përhapje masovike të gjuhës së urrejtjes te mediat proqeveritare dhe kohëve të fundit për fat të keq edhe tek mediat proopozitare”, reagojnë nga Civil.

Raporti i pushtetit për lirinë e mediave dhe sidomos mediave të rralla proopozitare nuk është justifikim që edhe një pjesë e tyre përdoren vulgarizima, sharje dhe fyerje për kundërshtarët politikë. Mu qasja profesionale duhet ta theksojë ndryshimin ndërmjet gazetarëve, propagandistët dhe kritikuesve anonimë.

Gjuha e urrejtjes edhe më shumë po thellohet dhe nëpër rrjetet sociale dhe portalet e internetit. Qëndrimi nga misioni i OSBE-së se nuk do të bashkëpunojë me mediat të cilat përhapin gjuhën e urrejtjes tregon se kufiri i profesionalizmit moti është kapërcyer.

Civil – Qendra për Liri ashpër e dënon gjuhën e urrejtjes dhe bën thirrje për qetësimin e ndjenjave dhe informim të saktë dhe objektiv të qytetarëve/eve për situatën politike në Maqedoni nga ana e të gjithë të involuvarve.

“Media dhe gazetari nuk duhet të publikojnë një material (informatë, fotografi, mendim, koment) i cili ka për qëllim të përhapë armiqësi apo urrejtje, apo në rast se ekziston një mundësi e madhe se materiali i publikuar do të sjellë armiqësi dhe urrejtje ndaj dikujt për shkak të racës së tij, përkatësisë etnike, gjinisë, fesë, përkatësisë fetare, orientimit seksual, mangësisë fizike etj.”, thuhet në Doracakun për etikë në gazetari.

Civili u apelon mediave dhe gazetarëve t’i respektojnë obligimet etike dhe të ndalojnë me përhapjen e gjuhës së urrejtjes, e cila inkurajon dhunë dhe diskriminim mbi çfarë do baze. Pikërisht mediat duhet të jenë të parët të cilët do t’i qetësojnë epshet, e jo ta inkurajojnë gjuhën e urrejtjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button