Palestina anulon bisedimet e nisura me Izraelin

Udhëheqësit palestinezë kanë anuluar bisedimet paqësore që do të zhvilloheshin sot me Izraelin. Një vendim i tillë u morr pasi forcat izraelite të sigurisë vranë sot tre palestinezë dhe plagosën dhjetëra të tjerë në një kamp refugjatësh në veri të Jerusalemit. 

Policia izraelite ka deklaruar se ka hyrë në kamp për të arrestuar një militant të dyshuar dhe më pas kanë nisur përleshjet me turmën palestineze. Bisedimet për paqe midis Izraelit dhe Palestinës kanë rinisur muajin e kaluar. 

Bisedimet e mëparshme janë ndërprerë në vitin 2010 për shkak të ndërtimeve izraelite në tokën që palestinezët e duan për shtetin e tyre të ardhshëm. 

Lajme të ngjashme

Back to top button