Bekim Fazliu: Deri në vdekje kundër LSDM­së

Pas publikimit të bombës së tetë të Zaev, ku Menduh Thaçi u dëgjua duke i thënë Mijallkovit “jam këtu për ty deri në vdekje”, ka reaguar Bekim Fazliu njet si Imer Aliu me një shkrim përmes Facebookut.

“Konstrukcion i teresishem i bisedes,marrja e fjaleve nga nje bisede dhe futja ne nje bisede tjeter eshte metode e njohur e montazhes ne punen e lidhjes komuniste e me pas LSDM­se prej te rankovici, Gligorovi, Cervenkovski e deri tek ky Zaevi dhe zorreve politike! PDSH ne menyre transparente ka votuar kunder LSDMse ne Komisionin Shteterore Zgjedhore panderprere, ashtu sic ka votuar perhere dhe panderprere LSDM pro BDI­se dhe anasjelltas. Me votimin PRO prishjes së zgjedhjeve ne Strumice, ne siguruam procesverbalet per fallsifikimin e zgjedhjeve nga ana e BDI­se ne Cair dhe qe per here te pare nje falsifikim u konstatua nga nje organ shteteror. Neve nuk na ben asnje pershtypje kjo bisede e publikiar ne opinion. Per shqiptaret nuk eshte ndonje lajm i ri se PDSH­ja prej kur ka dale ne skenen politike dhe deri ne vdekje do te jemi kunder LSDM­se!” ka shkruar deputeti Fazliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button