Angelov i kërkon Gruevskit të japë dorëheqje

Kryetari i partisë ‘Dinjiteti”, Stojançe Angelov ka kërkuar nga kryeministri Nikolla Gruevski të jap dorëheqje.

Ai këtë kërkes e bëri pas takimit që para dite e realizoi me kryeministrin në kabinetin e tij.

“I thashë se gjendja në Maqedoni është serioze se ekziston urrejtje dhe revoltë e madhe në mesin e qytetarëve. Kjo gjendje duhet të shtensionohet sepse mund të vijë deri te përshkallëzimi i situatës dhe të ketë vëllavrasjeje. Kryeministri më dëgjoi por nuk e ndanë mendimin e njëjtë. Ai nuk mendon se gjendja në shtet është e këtillë”.

Angelov shtoi se i ka propozuar Gruevskit që për të mirën e Maqedonisë të tërhiqet nga pozita, të formohet qeveri teknike dhe pas 6 muajve të mbahen zgjedhje në të cilat nëse janë aq të sigurt se populli i do.

“Le të dalin në zgjedhje dhe sërish le të fitojnë. Më falënderoi për sugjerimin, për këshillën, dhe përafërsisht kjo ishte tema e takimit tonë”, ka thënë Angelov.

Lajme të ngjashme

Back to top button