Sa e ëmbël është heshtja sa bukur flet ajo

Por sigurisht në rrethin që ne jetojmë njeriu që hesht gjithmonë është ai më i dobëti ai që s’ka guxim të flasë ai që frika e ka kapluar të tërin. Sa të marrë janë ata që mendojnë kësisoj. Për besë çdoherë që i dëgjoj  nuk mund te ndali të qeshurën. Qeshi aq shumë sa mendojnë se jam çmendur por arsyeja më e madhe pse unë qeshi janë ata.

Prapë po e them sa të marre që janë. Ata tashme kanë hipur ne trenin e iluzioneve e te fantastikes tek ata ai që qesh shume është i çmendur,e me e keqja ai që posedon heshtjen është dështak i pa guxim e i dobët. Sa të marrë që janë. Valle nuk e shohin se dhuntia me e mrekullueshme qe mund ta posedoj njeriu është heshtja. Shume fjalë te mëdha e vepra te mahnitshme bën heshtja. Ai që lexon këto rreshta sigurisht do mendoj se një i çmendur i ka shkruar. Sa te marrë qe janë. Kur njeriu hesht ai nuk tregon friken apo dorësin e tij përkundrazi ai tregon se është shumë më i fuqishëm se ti se ai posedon diçka që jo të gjithë mund ta posedojnë.

Heshtja e ti flet atë edhe flet shumë me shumë se fjalët e tua te pakuptimta. Heshtja krijon atë që fjalët nuk mund ta krijojnë. Krijon personalitetin e karakterin tënd. Sa më fat janë ata që posedojnë heshtjen, ah sa zili duhet të ju kemi atyre personave. Njeriu qe flet shumë ai nuk posedon diçka  te veçantë ai vetëm se përmes fonemave krijon disa fjalë ne te shumtën e rasteve te pakuptimta qe gjithkush mund ti përdor ato,por jo gjithkush mund të posedojë heshtjen prandaj ata që e posedojnë janë të veçantë. Tani do ju pyes juve se kur ndiheni më të qetë? Atëherë kur fjalët e shumta janë te pranishme apo kur është e pranishme heshtja. Jam e sigurt se çdo qenie njerëzore është i qetë kur të pranishme e ka heshtjen. E si valle pra i thërrisni te dobët e të pa guxim njerëzit qe posedojnë heshtjen. Sa te marre që jeni. Sa bukur kujtoj një dialog në mes të një mjeku dhe të nderuarit Dr.Ibrahim el Fekij  ne librin “Strategji të të menduarit” ku mjeku i tregon zotriut Fekij se kolegët e tij qeshin me të se ai ne te shumtën e kohës është ne heshtje e nuk flet. Ji krenar qe posedon këtë dhunti i përgjigjet Z.Fekij,jo të gjithë mund ta kenë. Prandaj ju “dështak me fjalë të shumta” mos I quani te dobët e te pa guxim ata që posedojnë heshtjen. Përkundrazi sa te veçantë që janë.

Lajme të ngjashme

Back to top button