Do të nënshkruhet memorandum për mbështetje të grave sipërmarrëse në Tetovë

Komuna e Tetovës sot do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi me Fondin e mbështetjes së grave sipërmarrëse e formuar në vitin 2014 nga USAID për të siguruar kapital për fillimin dhe zgjerimin e bizneseve të udhëhequra nga gra dhe të rinj me qëllim rritjen e kapaciteteve prodhuese, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësim të ekonomisë.

Në nënshkrimin e memorandumit do të marrin pjesë kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe ambasadori i SHBA­-ve  Xhes Bejli. Me memorandumin Fondi do të marr 6.000 dollar, ndërsa 10.000 dollar shtesë në mjete financiare dhe teknike do ti japin si donacion kompanitë Frigoteknika, As Mobeland dhe Universal auto parts. Donacioni fillestar i Fondit nga USAID është 15.000 dollar, ndërsa ka marr mjete edhe nga Ekologu dhe Komuna e Bogovinës.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button