Boko Haram shpall bashkimin me ISIS-in

Grupi ekstremist nigerian, Boko Haram ka shpallur bashkimin me ISIS, që shtrihet në Irak dhe Siri. Lajmi u bë publik nga Boko Haram në një llogari të grupit në Twitter ku mund të dëgjohej një mesazh audio i liderit të grupit.

Boko Haram, një nga grupet më ekstreme sot në botë, kontrollon brenda Nigerisë një territor sa madhësia e Belgjikës. Më parë, besnikërinë ndaj ISIS e kanë shpallur edhe një grup xhihadist në gadishullin Sinai në Egjipt dhe një grup në Libi.

Ndërkohë tre shpërthime me bomba kanë shkaktuar të paktën 54 të vdekur të shtunën në qytetin Maiduguri në verilindje të Nigerisë. Grupi famëkeq Boko Haram dyshohet se është autor i sulmit që la edhe mbi 150 të plagosur. Shpërthimet ndodhën në zona të populluara të qytetit, në tregje dhe një stacion autobusi. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button