Gjermani, fituesi refuzon Eurovizion: Fituesja e vendit të dytë ka zë më të mirë (VIDEO)

Fituesi i garës për përzgjedhjen e përfaqësuesit për Eurovision në Gjermani, Andreas Kummert, është tërhequr nga titulli i tij dhe si rezultat, nga pjesëmarrja në festivalin më të madh të këngës në Evropë.

Kummert fitoi me këngën “Heart of Stone”, mirëpo pas fitores u ngjit në skenë dhe tha se nuk është në gjendje ta pranojë këtë dhe ia ofroi titullin këngëtares finaliste, Ann Sophie.

Sophie reagoi me habi derisa publiku vërshëllente në pakënaqësi. Ajo u konfirmua si fituesja e garës dhe pastaj këndoi këngën e saj, “Black Smoke”.

Kummert nuk dha tjera arsye për largimin e tij. Kështu, Gjermani kalon automatikisht në finalen e Eurovisionit, që do të mbahet në muajin maj në Vjenë të Austrisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button