Në Prekaz fillon “Nata e Zjarreve”

Në Prekaz të Skenderajt ka filluar manifestimin “Nata e Zjarreve”. Persona me uniforma të UÇK-së kanë ndezur flakadanë për nder të këtij manifestimi i cili mbahet për çdo vit është tradicional.

Ata pas ndezjes së flakadanëve kanë nderuar të rënët e Jasharajve në Prekaz dhe tek kulla e komandantit legjendar Adem Jashari.

Ky manifestim është i treti me radhë dhe i fundit për nder të “Epopesë së UÇK-së” që fillon më 5 mars, pikërisht ditën kur më 5 mars 1998 ka filluar beteja mes Jasharëve dhe policisë dhe ushtrisë serbe. /KP/

Image

 

Lajme të ngjashme

Back to top button