BDI: Para të zgjidhet emri pastaj zgjedhje parlamentare

BDI-ja, është kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 13 tetor, ashtu siç dje propozoi kryeminsitri Nikolla Gruevski. Në vend të zgjedhjeve, BDI-ja ka kërkuar nga Qeveria që të koncentrohet në çështjet më të rëndësishme të vendit, siç janë zgjidhja e problemit me emrin, Kriteret e Kopenhagës, si dhe perspektiva integruese evropatlantike e Maqedonisë.

Nëse VMRO-DPMNE dhe LSDM, përcaktohen për zgjedhje të parakohshme, atëherë për BDI-në, nuk ka rrugëdalje tjetër vetëm se të pranojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Por, zgjedhjet nuk do t’i zgjidhin problemet e qytetarëve. Të dyja partitë duhet që të bëjën përpjekje shtesë që të arrijnë konsenzus për raportin, tha zëdhenësi i BDI-së, Bujar Osmani. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button