Mot i vranët me reshje të përkohëshme të shiut
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa nëpër male të borës. Gjatë ditës do të fryjë erë e përforcuar jugore. Reshjet më të rrëmbyeshme do të jenë në orët e pasditës dhe natës drejt të premtës kur lokalisht pritet që të bien mbi 25 litra në një metër katror reshje të shiut.
Në disa vende më të larta reshjet e shiut do të kalojnë në borë posaçërisht në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit. Nëpër male pritet rritje e shtresës së dëborës për rreth 20 centimetra.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri shtatë gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej pesë deri 10 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut dhe erë e përforcuar juglindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër gradë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri shtatë gradë Celsius.