Gjendet trupi i pajetë i një femre në lumin Vardar në Studeniçan
Në fshatin Studeniçan të Shkupit afër fushave në kooperativë, dje rreth orës 14 e 30 minuta gjendet një kufomë e panjohur e gjinisë femër në ujërat e Vardarit.
Ekipet e policisë kanë qenë në vendngjarje dhe bëhet inspektimi nëse kjo ka qenë vrasje apo vetëvrasje.
Identiteti i gruas nuk bëhet i ditur.