Vjeshta e zgjedhjeve të parakohshme

Java e politikës së nxehtë duket se do të japë një epilog të pëlqyer nga partitë në pushtet për tendencat e paralajmëruara që në fillim të takimit në mes të kryeminsitrit Gruevski dhe kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev. Në vend të interesimit për të dalë nga kriza e komisionit të përziera ad-hok, kryeministri Gruevski lëshon grepin e zgjedhjeve të parakohshme, duke e pyetur kryetarin e LSDM-së, se a është i përgatitur për zgjedhje të parakohshme?

Kryeministri Nikolla Gruevski, e kushtëzoi LSDM-në,  përcjelljen e raportit përfundimtar të komisionit të përzier ad-hoc, ndryshe zgjedhje e këtij problemi do të jenë zgjedhjet e parakohshme të paralajmëruara nga Gruevski për më 13 tetor. Periudha e ardhshme në skenën politike duket se do jetë periudha e kushtëzimeve dhe kalkulimeve për zgjedhje të parakohëshme. Derisa VMRO-DPMNE-ja i kushtëzon këto zgjedhje me vendimin e komisionit të përzier për ngjarjet e 24 dhejtorit, një ditë më parë Zoran Zaev, ia bëri të ditur kryeministrit se partia e tij nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme eventuale.

Përfaqësuesit e PDSH, i konsiderojnë këto si tensione të ngrutira nga vetë institucionet e shtetit për t’u larguar nga agjenda integruese evropiane.

Java e politikës së nxehtë i ka bërë të gjallë përfaqësuesit e BDI-së, përveç shtyrjes me bryla, përfundimisht të parët reagojnë kundër idesë së zgjedhjeve të parakohshme.

Puna e komisionit të përzier ad-hoc, nga partitë politike shqiptare është konsidruar çështje e dy partive më të mëdha maqedone, duke i akomoduar përfaqësuesit e saj më shumë në rolin e vëzhguesve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button