Sulm në Helmand, 7 të vrarë
Së paku shtatë njerëz janë vrarë në provincën Helmand të Afganistanit, pasi një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët e tij pranë një baze të ushtrisë.
Zëdhënësi i policisë në Helmand, Farid Ahmad Obaid, ka thënë se cak i sulmit ka qenë një konvoj ushtarak në qarkun Sangin.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende askush.
Helmandi ka qenë një nga rajonet më të trazuara në Afganistan për vite me radhë.
Ushtria ka nisur një ofensivë kundër talibanëve në këtë provincë muajin e kaluar.