Kërçovë: Të rinjtë drejt shoqërisë së hapur

“Klubi Lokal Rinor” që funksionon në kuadër të Qendrës për zhvillim të komunitetit në Kërçovë si pjesë e projektit “Të rinjtë drejt shoqërisë së hapur” kanë pasur një sërë projektesh për të përfshirë të rinjtë në iniciativa të ndryshme dhe për të rritur bashkëpunimin ndëretnik.

Këto projekte janë implementuar nga Forumi Rinor Arsimor në Shkup dhe janë financuar nga Fondacioni Instituti për shoqëri të hapur dhe USAID, Projekt për shoqëri qytetare.

“Janë të shumta aktivitetet me të cilat jemi marrë ne si klub. Kemi ndërmarrë iniciativa lokale rinore, cikle trajnimesh, tribuna lokale për çështje dhe probleme rinore, turnirë për debate, punëtori të ndryshme, mbrëmje rinore, akademi verore për të rinjtë dhe mbledhje ku diskutohen problemet më të cilat ballafaqohen të rinjtë në shoqëri. Klubi ka gjithsej njëzet anëtarë dhe janë të grupmoshave dhe të etnive të ndryshme dhe lirisht mund të them që jemi shembull i një grupi ku ka bashkëpunim të mirë ndëretnik.” – thotë Arben Ristemi, koordinator i Klubit Lokal Rinor të Kërçovës.

Në kuadër të këtij klubi funksionon edhe grupi debativ që merret me trajnime për debate për gjimnazistë, debate lokale rinore si dhe pjesëmarrje në debate nacionale. 

Lajme të ngjashme

Back to top button