Maqedonia ka shkelur rëndë konventën e Vjenës me përgjimin e ambasadorëve

Zëdhënësja e Komisionerit për fqinjësi dhe bisedime për zgjerim Maja Koçijançiq shprehu shqetësim të thellë rreth pretendimeve për përgjimin e ambasadorëve të huaj, përfshi edhe të atyre të Bashkimit Evropian në vend. Në një deklaratë për Alsat, Koçijançiq theksoi se nëse Maqedonia ka përgjuar korrespodencën diplomatike, kjo do të thotë se ka shkelur parimet e Konventës së Vjenës.

“Bashkimi Evropian ka shprehur publikisht shqetësimin e thellë rreth indikacioneve për përgjime masive, të një origjine dhe ligjshmërie të panjohur, përmbajtja e të cilave duhet t’i nënshtrohet hetimit nga autoritetet adekuate, në mënyrë transparente dhe të pavarur. Nëse korrespodenca diplomatike është përgjuar, kjo përbën shkelje të përgjegjësisë nga shteti mikpritës, bazuar në Konventën e Vjenës”, tha Maja Koçijançiç, zëdhënëse e komisionarit për fqinjësi dhe zgjerim.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Vetèm nje prani e nderkombetarve neper institucione kyqe, si polici dhe gjyqesi nen administrim te tyre, do te mund te sjell zbutje dhe respektim te kushtetutes si dhe nje revidim te te gjitha ligjeve qe jane instalu , vetem e vetem qe te jenè ne sherbim te nje partie politike a ne dem te Miletit.

Back to top button