Server: Nuk jam i bindur se në Maqedoni ka pasur tentativë për grusht shtet

Sipas ekspertit amerikan për Ballkanin, ka njerëz në Maqedoni, shqiptarë dhe maqedonas, të cilët dëshirojnë njohje të pakicave në Greqi, por ky nuk është irredentizëm, këto janë të drejta të njeriut. Server në intervistë nuk e neglizhoi edhe situatën aktuale në Maqedoni, rastin “Puç” dhe mundësinë për implikim në rastin “Përgjimi” nga ana e një vendi fqinj të Maqedonisë të ndihmuar nga shërbimet sekrete të një nga shërbimeve më të fuqishme sekrete të botës, si dhe mundësia e de stabilizimit të organizuar të Maqedonisë.

“Nuk ka dyshim se Athina i thellon lidhjet me Moskën dhe se Moska është kundër anëtarësimit në NATO dhe BE të vendeve të Ballkanit”, thekson analisti amerikan dhe shton se “nuk është i bindur që ka pasur tentativë për grusht shtet”. I pyetur për qëndrimin e SHBA­së, Server konsideron se Uashingtoni nuk është i interesuar për destablizimin e Maqedonisë. “Armata e Maqedonisë ka luftuar nën komandën amerikane në Afganistan. Ndoshta nuk kemi marrëveshje formale për aleancë, por kjo ka të bëjë me lidhje shumë të ngushta ushtarake.

Nuk ekziston lëvizje irredentiste në Maqedoni, Kushtetuta e së cilës ndalon dhënie të së drejtës mbi vendet fqinje, deklaroi analisti amerikan dhe ish­drejtor i Isntitutit për paqe në Uashington, Daniel Server në intervistën për Zërin e popullit në TV Sonce.

Kjo deklaratë pason si përgjigje e intervistës së shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias, i cili tha se një nga prioritetet e politikës së jashtë greke është kthesa në çështjen për emrin e Maqedonisë, por sipas tij, bashkësia ndërkombëtare duhet të kryejë presion më të madh mbi autoritetet e Maqedonisë për ndërrim të qëndrimeve irredentiste, të cilat janë pengesë për zgjidhjen e kontestit. “Grekët halucinacionojnë. Irredentizmi është lëvizje çfarëdo qoftë politike ose popullore e orientuar drejt kthimit dhe marrjes së serishme të atdheut të humbur”, thotë Server.

 

Jam i bindur se SHBA­ja nuk ka interes për destabilizim të Maqedonisë dhe gjithashtu jam i bindur se nuk janë shumë të interesuar për Maqedoninë që të kyçen në përgjimin e mijërave qytetarëve. Greqia dhe Rusia kanë shumë më tepër shkaqe të jenë të interesuar, por nuk e di me siguri nëse ata janë të implikuar në përgjim”, potencoi Server. Ai konsideron se Uashingtoni nuk favorizon asnjë opsion politik në Maqedoni. “Nuk e kam idenë se pse dikush do të mendonte një gjë të tillë . Uashingtoni favorizon demokraci dhe anëtarësim në NATO për Maqedoninë. Do ta mbështesë secilin që do të vijë në mënyrë demokratike në pushtet. Gjithashtu, Uashingtoni do ta mbështesë sistemin demokratik në Maqedoni”, thekson Server. Lidhur me deklaratën e sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Keri para Kongresit amerikan se Maqedonia është një nga vendet “të linjës së zjarrit” mes SHBA­së dhe Rusisë, analisti amerikan me qëndrim se “kërcënimi është nga Moska, e jo nga Uashingtoni”.

Lajme të ngjashme

Back to top button