Në Serbi nga virusi Nili Perëndimor kanë vdekur dhjetë persona

Në Serbi nga infeksioni i shkaktuar nga virusi “Nili Perëndimor” jetën e kanë humbur dhjetë persona, njoftoi Instituti serb për shëndet publik “Dr Millan Jovanoviq Babut”.

Zyrtarisht janë paraqitur 82 raste të të infektuarve nga ethet e Nilit Perëndimor, ndërsa prej tyre 56 kanë pasur fotografi klinike të meningjitisit, encefalitisit ose meningoencefalitisit.

Të vdekurit kanë qenë më të vjetër se 50 vjet dhetë sëmurë kronikë.

Ethet e Nilit Perëndimor janë sëmundje sezonale, kryesisht në verë, kur ka më së shumti mushkonja. Infektimin e bartin mushkonjat dhe përhapja e saj është e mundshme derisa këto insekte janë aktive./ Mia

Lajme të ngjashme

Back to top button