Edhe sportistët kërkojnë ajër për Tetovën (FOTO)
Sot para fillimit të ndeshjes së futbollit në mes Teteks dhe Shkëndisë, futbollistët e të dyja skuadrave shpalosën mesazhet për t’iu bashkuar luftës për ajër.
Futbollistët e Teteksit mbanin mesazhin në gjuhën shqipe ku shkruante “Bashkë për ajër të pastër” ndërkaq futbollistët e Shkëndijës mbanin mesazhin në gjuhën maqedonase “Zaedno za çist vozduh”.