Gjimnazi Drita në kërcove tre paralele më pak

Shkolla e mesme “ Drita” në Kërcovë, ballafaqohet me rrënien drastike të numrit të nxënësve.Drejtori i SHMK “Drita”, Nebi Bilalli shprehë brengën e tij për uljen e numrit të nxënësve nëpër shkolla tw mesme.  
“Për dallim nga viti i kaluar, këtë vit shkollor kemi tre paralele më pak. Dhe ky fakt është shumë shqetësues. Kemi problem me sistematizimin e mësimdhënësve. E gjithë kjo si pasojë e mërgimit.” – thotë Bilalli.
Ndërkohë një fenomen i përmasave të këtilla shqetësuese nuk vërehet në SHMK “Mirko Mileski” . Kjo  shkollë këtë vit ka gjithsej dhjetë paralele prej të cilave nëntë janë paralele maqedonase dhe një paralele turke.” Kemi rreth treqind nxënës të regjistruar, nga të cilët janë formuar 5 paralele në gjimnaz të përgjithshëm në gjuhën maqedonase, një në gjuhën turke dhe katër paralele të tjera në drejtimet profesionale në gjuhën maqedonase.” – tha Blagoja Stojanoski, drejtori i SHMK “Mirko Mileski”.

Lajme të ngjashme

Back to top button