Greqi, zbulohet një varr i lashtë, dyshohet se i përket Aleksandrit të Madh

Arkeologët në Greqi kanë gjetur një varr të lashtë për të cilin dyshojnë dhe besojnë se i takon Aleksandrit të Madh.

Varri është zbuluar në Amfipoli Serres. Ai është 498 m i gjatë dhe 3 metra i lartë. Sipas zbuluesve varri i gjetur është 10 herë më i lartë se ai i Filipit, babait të Aleksandrit.

Varri është prej mermeri, në formë piramide, me simetri dhe harmoni të madhe dhe në krye të tij është vendosur një luan, i cili është simbol karakteristik i Mbretërisë maqedonase, gjë që intepretohet nga zbuluesit si një shenjë që tregon se ai i takon një varri mbretërish.

Edhe pse arkeologët nuk kanë arritur në përfundimin se varri i gjetur është varri i mbretit Aleksandër, i cili vdiq në vitin 323 p.e.s, besojnë fuqimisht në këtë version. 

Ministria greke e Kulturës u tregua shumë e kujdesshme në një deklaratë të saj, ku e vlerëson zbulimin “vecanërisht të rëndësishëm”, por thekson se “interpretimi dhe identifikimi me figura historike para përfundimit të gërmimeve, është i rrezikshëm”.

Gjetja e varrit të Aleksandrit të Madh, që mendohej se ndodhej në Egjipt, ka qenë gjithmonë një ëndërr dhe nëse dyshimi vërtetohet, atëherë zbulimi i ditëve të fundit është një nga zbulimet më të mëdha arkeologjike të të gjitha kohërave.

Edhe media ndërkombëtare ka raportuar për gjetjen e varrit të lashtë në Greqi. (Balkanweb)

Lajme të ngjashme

Back to top button