Këshilli i Etikës: Përgjimi i gazetarëve rrënon seriozisht lirinë e të shprehurit
![Mediume](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/2D3FB7A5BDB9B995D8A5F9B497D38530.jpg?fit=510%2C287&ssl=1)
Këshilli i Etikës në Mediume shpreh shqetësimin e thellë për përgjimin e gazetarëve, duke vlerësuar se me këtë i bëhet dëm i madh imazhit të gazetarëve dhe të të punësuarve në medium.
“Përgjimi i gazetarëve rrënon seriozisht lirinë e të shprehurit dhe në raste të tilla nuk mund të bëhet fjalë për etik profesionale në gazetari. Kjo është plotësisht e papranueshme në një shtet demokratik dhe të lirë. Gazetarët kanë të drejtët të marrin dhe të japin informacione dhe në të njëjtin kohë të publikojnë informacione kritike”, thuhet në komunikatën e Këshillit.
Këshilli i Etikës vlerëson se gazetari si profesion ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe në punën e tyre është e domosdoshme që të krijohen të gjitha kushtet për informimin e opinionit në mënyrë të ndershme dhe të përgjithshme.