Këshilli i Etikës: Përgjimi i gazetarëve rrënon seriozisht lirinë e të shprehurit

Këshilli i Etikës në Mediume  shpreh shqetësimin e thellë për përgjimin e gazetarëve, duke vlerësuar se me këtë i bëhet dëm i madh imazhit të gazetarëve dhe të të punësuarve në medium.

“Përgjimi i gazetarëve rrënon seriozisht lirinë e të shprehurit dhe në raste të tilla nuk mund të bëhet fjalë për etik profesionale në gazetari. Kjo është plotësisht e papranueshme në një shtet demokratik dhe të lirë. Gazetarët kanë të drejtët të marrin dhe të japin informacione dhe në të njëjtin kohë të publikojnë informacione kritike”, thuhet në komunikatën e Këshillit.

Këshilli i Etikës vlerëson se gazetari si profesion ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe në punën e tyre është e domosdoshme që të krijohen të gjitha kushtet për informimin e opinionit në mënyrë të ndershme dhe të përgjithshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button