PLT: Përveç mediave kryeministri kontrollon edhe kulturën

Partia për Lëvizjen e Turqve (PLT) u shpreh e shqetësimin e saj nga biseda e kryeministrit me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ku kërkon që nga Agjencia e Komunikimeve Elektronike të ndahen 500 mijë euro për financimin e filmave dokumentarë.

Partia pyet se pse duhet kryeministrit të angazhohet personalisht që të financohet një projekt i filmit, kur dihet se ka ministri përkatëse, kuadër përkatës dhe artistë eminentë që mund të vlerësojnë se cili projekt duhet të financohet dhe cili jo. “Duke i njohur mënyrat e funksionimit të këtij pushteti, dyshojmë se, për fat të keq, kryeministri dhe disa individë, përveç medieve, kontrollojnë edhe kulturën”, thuhet në reagimin e PLT-­së.

Lajme të ngjashme

Back to top button