Mjekësia Ligjore: Janë nxjerrë nga konteksti detajet e raportit nga autopsia e Tamarës

Janë nxjerrë nga konteksti detajet nga raporti i autopsisë të Tamara Dimovskas, thonë nga Instituti për mjekësi ligjore.

Ekspertët thonë se ata e kanë theksuar bronkopneumoninë si shkaktarë të menjëhershme për vdekjen, por, kush janë kushtet që sollën deri te kjo sëmundje dhe arsyeja e vdekjes, do të hulumtohet edhe më tutje.

Në Raportin është theksuar gjithçka që është e nevojshme ndërsa kur do të jetë e nevojshme gjithçka që kemi shkruar do ta nxjerrim para Gjykatësit apo prokurorit, thonë nga Mjekësia Ligjore.

“Ne e gjetëm shkaktarin e menjëhershëm të vdekjes, dhe ajo është bronkopneumonia. Por cilat janë arsyet dhe kushtet që sollën deri te vdekja do të analizohet më tutje”, deklaroi për NOVA Bilana Janevska.

Janevska sqaron se sëmundja e skoliozës ka sjellë deri te zvogëlimi i gjoksit dhe zvogëlimi i kapaciteteve të mushkërive të bardha, që ka sjellë komplikime të mëtutjeshme. Kjo do të qëndrojë në raportin mjekësor që është edhe dokument zyrtarë për arsyen e vdekjes dhe që do ti dorëzohet familjes nga Mjekësia Ligjore.

Lajme të ngjashme

Back to top button