Tre deklaratat kontradiktore të Gruevskit për incizimet

Në rrjetet sociale janë zbuluar tre deklarata të kryeministrit Nikolla Gruevski reth asaj nëse incizimet janë të vërteta, të tre deklaratat janë në kundërshtim me njëra tjetrën.

Ai në pyetjen e gazetarëve nëse incizimet janë të vërteta, deklaroi se nuk do të komentojë por se kjo do të zbulohet nga një procedurë që do të vijoj.

Më herët gjatë fjalimit të tij Gruevski deklaroi se disa nga incizimet janë pjesërisht të vërteta, gjysmë të vërteta dhe aspak të vërteta.

Gruevski në dy pres konferencat ka deklaruar se do të ketë një proces gjyqësor transparent, ndërsa dje pa dëgjuar dhe parë askush, doli se njëri nga të akuzuarit e ka pranuar fajësinë dhe se me procedurë gjyqësore është dënuar me tre vite burg.

Lajme të ngjashme

Back to top button