Numri i fëmijëve që braktisin Sirinë arriti në një milion

Shifra prej një milion femijë të larguar nga Ditia, është gjysma nga të gjithë refugjatët të cilët udhëtojnë në vendet e huaja për shkak të konfliktit.

Dy milionë fëmijë të tjerë të rritur  qëndrojnë në atdhe dhe shpesh sulmohen ose rekrutohen për luftëtarë me ç’rast i shkelin ligjet ndërkombëtare, deklaruan Antoniu Guterish, shef i UNCHR-së dhe Entoni Llejk, drejtor i UNICEF-it.

Sipas Guterishit, të rinjtë në Siri i humbin shtëpitë, farefisët dhe ardhmërinë.

“Madje edhe të jenë jashtë kufirit, ata janë të traumatizuar, të shtypur dhe kanë nevojë për ndihmë që të mos e humbin shpresën”, thotë ai në deklaratë.

Pothuajse dy milionë refugjatë sirianë nga Siria janë në Turqi, Liban, Iran, Jordani dhe Afrikën e Jugut, sipas UNCHR-së.

Sipas Llejkut, në përleshjet në Siri deri më tani viktima janë rreth 7.000 fëmijë nga gjithsej 100.000 viktima.

“Një milion fëmijë refugjatë nuk është vetëm numër. Të gjithë duhet të turpërohemi për shkak se
derisa punojnë, që t’i zvogëlojmë vuajtjet e të goditurve nga kriza, bashkësia ndërkombëtare
tregohet e pafuqishme me përgjegjësinë për këta fëmijë”, deklaroi Llejk.

Lajme të ngjashme

Back to top button