SHBA, marijuana legalizohet në Washington nga e enjtja

Duke nisur nga mesnata që vjen, e enjte 26 shkurt, marijuana do të jetë e ligjshme edhe në Washington DC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për gjithë ata persona që janë mbi 21 vjeç.

Në muajin nëntor qytetarët aprovian një masë për legalizimin e sasive të vogla të kanabisit për përdorim personal, ku parashokohet legalizimi i jo më shumë se 56 gramëve për përdorim personal, transmeton noa.

Marijuana mund të kultivohet vetëm brenda shtëpisë, maksimumi deri në gjashtë bimë, por do mund të këputen vetëm në mënyrë të kontrolluar.

Gjithashtu do të lejohet teansferimi i maksimumi 28 gramëve marijuanë tek një person tjetër, por jo në këmbim të parave apo të një shërbimi tjetër. Marijuana do të ndalohet të pihet në hapësirat publike, as nuk do të lejohet shitja e saj si dhe ndalohet kategorikisht drejtimi i makinës pas përdorimit./NOA/

Lajme të ngjashme

Back to top button