Maqedonia mund të sanksionohet nëse nuk përgatit plan për energji të ripërtëritshme

Bashkësia Energjetike për Evropë Juglindore ka kërkuar nga Maqedonia të përgatit një plan nacional për energji të ripërtëritshme. Kjo është një nga kërkesat kryesore të direkcionit të Komisionit Evropian që nga viti 2009 e cila ka të bëjë me përdorimin e energjisë së ripërtëritshme e cila në Maqedoni mund të sjellë energji e cila nuk do ta ndotë ambientin siç është rasti tani.

Organi përgjegjës për përshtatjen e furnizimit të energjisë me rregulloren e BE-së ka paralajmëruar se Maqedonia duhet të miratojë këtë plan energjetik në dy muajt e ardhshëm. Nëse kjo nuk realizohet Brenda afatit të përcaktuar, Sekretariati për Bashkësi Energjetike do ta dërgojë rastin në nivel ministror, ku do të duhet të sanksionohet Maqedonia.

Pas përgatitjes së planit atëherë deri ën vitin 2020 Maqedonia do të duhet ta realizojë të njëjtin. BE thotë se është e gatshme të ndihmojë në realizimin e planit.

Lajme të ngjashme

Back to top button