Mot sot me të reshura të përkohshme, në male borë

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta reshje të borës. Në disa vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima. Reshje më të mëdha priten në pjesët juglindore dhe lindore të vendit, ndërsa në orët e vona të pasdites intensiteti i reshjeve do të zvogëlohet.

Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej pesë deri në 12 gradë. Në Shkup, gjatë ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, veçanërisht më me intensitet do të jenë rreth mesditës dhe pasdites. Do të fryjë erë mesatare kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi jugor.

Lajme të ngjashme

Back to top button