Ndryshime në degët e RDK-së në Gostivar dhe Tetovë

Rilindja Demokratike Kombëtare ka bërë ndryshime në udhëheqësinë e dy degëve më të mëdha, edhe atë Degës së Gostivarit dhe asaj të Tetovës. Kuvendet e degës së RDK-së në Gostivar dhe Tetovë me aklamacion zgjodhën Profesorin e gjuhës angleze Arben Ademi për Kryetar të Degës së RDK-së në Gostivar, dhe Profesorin e gjuhës shqipe Binas Pajaziti për Kryetar të Degës së RDK-së në Tetovë. Këto ndryshime erdhën si pasojë e ndryshimeve në kreun partiak, ku ish kryetarët e këtyre dy degëve të lartë përmendura u zgjodhën në kryesinë e ngushtë partiake.

Kryetari i degës së RDK-së në Gostivar, Profesori i gjuhës angleze dhe ish-drejtor në gjimnazin e Gostivarit Arben Ademi, falënderoi Kuvendin e Degës për besimin e dhënë dhe u zotua se këtë besim të dhënë do ta kryej me nderin dhe respektin më të madh, dhe këtë do ta dëshmoj me punën e palodhëshme në zhvillimin e idesë së RDK-së në të gjitha vendbanimet ku jetojn shqiptarët, e në veçanti në Komunën e Gostivarit. Nëmes tjerrash, Kryetari i sapozgjedhur Arben Ademi theksoi “Kjo është një përgjegjësi dhe sfidë e madhe, por këtë përgjegjësi dhe sfidë e kemi patur që në ditët e para të zhvillimit të idesë sonë për të dhënë një kontribut në zhvillimin e shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Jemi të vetëdijshëm se kjo përgjegjësi tani dyfishohet edhe më shumë, por me ndihmën e gjith juve dhe njerëzve të vullnetit të mirë do të dalim faqebardh në përcjelljen e mesazhit të drejtë për një rilindje të vërtetë demokratike.”

Kryetari i ri i degës Ademi gjithashtu theksoi se do të bashkëpunoj fuqishëm me nëndegët dhe menjëherë do të fillojm të fuqizojm të gjitha 25 nëndegët që gravitojn mbrenda degës së RDK-së në Gostivar me qëllim që të jemi gati për çdo lëvizje të mundëshme që paraqitet në vend.

Në Tetovë, Kryetari i sapozgjedhur i degës, Profesori i gjuhës shqipe në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë Binas Pajaziti, falënderoi Kuvendin e Degës për besimin e dhënë dhe theksoi se kjo nuk është një privilegj, por një barë dhe përgjegjësi e madhe dhe këtë përgjegjësi e marr me vetëdije të plotë sepse rrugëtimi jonë është i drejtë dhe për këtë rrugëtim tonin ja vlen të sakrifikohet, ashtu si kanë sakrifikuar njerëzit e vullnetit të mirë në përgjithësi. Në këtë Kuvend të Degës së Tetovës, Profesori Binas Pajaziti nëmes tjerrash theksoi: “ Këtë përgjegjësi e marr në kohën më të vështirë të veprimit politik, ku besimi në politikë dhe politikanët në përgjithësi ka rrën dukshëm pas gjith kësaj mjegulle që ka kapluar vendin në përgjithësi. Përskaj gjith kësaj, ne jemi të vetëdijshëm se jemi në rrugë të drejtë dhe për këtë arsye do të vazhdojmë në rrugëtimin tonë të drejtë sepse pikërisht në kohëra të vështira duhet ndihmuar procesin me qëllim që të dilet nga kjo krizë e thellë e popullatës në përgjithësi. Sado modest të jemi, kontributi i secilit në kohëra të vështira është shumë i rëndësishëm”.Kryetari i ri i degës Pajaziti u zotua se do të angazhohet fuqishëm në konsolidimin dhe fuqizimin e degës së RDK-së në Tetovë, dhe për këtë kërkohet kontributi i secilit anëtarë të vullnetit të mirë.

Në të dyja Kuvendet respektive morri pjesë edhe Kryetari i RDK-së Vesel Memedi i cili foli për situatën momentale në vend dhe për maturinë që duhet treguar në një situatë kaq të vështirë për vendin që nuk ka ndodh që nga pavarësimi i saj e deri më sot.

Kuvendet e të dyja degëve respektive zgjodhën edhe kryesinë e degëve, ndërsa për kryesinë e ngushtë u la të zgjidhet në mbledhjen e parë të kryesive të reja respektive.

Lajme të ngjashme

Back to top button