DÇP: Ministri i ekologjisë duhet të dorëhiqet menjëherë, helmohet Pollogu

Lëvizja Duam Çair të pastër ka reaguar sot duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të ekologjisë Nurhan Izairi për shkak mos menaxhimit të situatës me ndotjen e madhe që i bëhet 300 mijë banorëve të Pollogut.

“KËRKOJMË DORËHEQJEN PA KUSHT DHE TË MENJËHERSHËM të ministrit të ekologjisë z. Nurhan Izairi. Ky person mund të jetë gjithçka por jo edhe ministër i ekologjisë kur para syve të tij dhe mbi 300 mijë banorëve sheh dhe nuhat edhe vetë helmin që helmon tetovarët me rrethinë! Kërkojmë dorëheqjen pa asnjë kusht dhe të menjëhershëm të ministrit Izairi.” thuhet në komunikatën e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button