USAID shfrytëzon qasjen LEADER për të revitalizuar komunitetin rural në Pollog

Sot, Projekti për zgjërimin e bizneseve të vogla, i USAID i bashkë-financuar nga qeveria e Zvicrës, në partneritet me MDC-Ti.Net dhe me komunat në rajonin e Pollogut, lansoi iniciativë të re për implementimin e qasjes LEADER për zhvillim lokal ekonomik në Pollog.

Qasja LEADER bashkon sektorët publik dhe privat në grupe lokale për veprim (GLV/LAG), të përbëra prej përfaqësuesve të qeverisë, OJQ-ve dhe biznesit. Iniciativa e re do të formojë dy GLV në rajonin e Pollogut të cilat do t’i bashkojnë sektorët publik, privat dhe qytetar rreth sfidave të përbashkëta për zhvillim ekonomik dhe do t’ju ndihmojë të zhvillojnë projekte të përshtatura me të cilat do t’iu drejtohen atyre.

“Qasja LEADER është më efektive kur qyetarë të sferave të ndryshme i bashkojnë forcat duke e kuptuar bashkarisht se zhvillimi ekonomik nuk është domen ekskluziv i disave, por përgjegjësi e të gjithëve” deklaroi Xhejms Stajn, drejtori i USAID/Maqedoni. Ai shtoi: “Me të vërtetë, kjo qasje i kushton rëndësi të madhe përfshirjes së grupeve sociale të cilat janë tradicionalisht të nënpërfaqësuara në procesin e zhvillimit ekonomik, siç janë gratë dhe rinia.”

Qasja LEADER është inicijativë e Unionit Evropian për përkrahjen e projekteve për zhvillim rural e inicuar në nivel lokal për t’i revitalizuar rajonet rurale dhe për të krijuar vende të punës. Më 2013 dhe 2014, Projekti për zgjërimin e bizneseve të vogla i USAID e ka prezantuar qasjen LEADER në rajonet e Pellagonisë dhe atë Verilindor, duke krijuar  me sukses dy grupe lokale për veprim (GLV/LAG) në mikro-rajonet e Manastirit dhe Resnjës. GLV-të i bashkuan sektorët publik, privat dhe qytetar rreth çështjeve të përbashkëta për zhvillim ekonomik dhe tanimë kanë implementuar projekte për zhvillim lokal, duke përfshirë edhe analizë se sa prodhuesit e mollave në Resnje mund t’i shtojnë vlerë prodhimtarisë së tyre duke i përpunuar mollat në prodhime siç janë lëngu i mollës dhe koncentrati nga molla.

Lajme të ngjashme

Back to top button