Çfarë të presin mësimdhënësit: a ka gjasa reale për rritjen e pagave?!

muajin mars pritet që të fillojnë bisedimet mes MASH dhe SASHK-ut për plotësimin e kërkesave të mësimdhënësve të cilët bojkotuan mësimin plotë dy javë. Nga SASHK shprehen optimist lidhur me bisedimet duke thënë që kërkesat do të plotësohen dhe se greva nuk ishte e kotë.

“SASHK përfaqëson një sindikatë e cila mbron interesat e anëtarëve të saj dhe merr pjesë në bisedime. Vitin e kaluar hapëm disa pyetje serioze lidhur me kërkesat tona dhe kur e pamë që nuk po bëhet asnjë avancim në bisedime në mbajtëm grevë. Ne ishim mjaft radikal dhe bëjmë gjithçka në interes të anëtarëve tonë dhe jam i bindur se do të kemi një marrëveshje me MASH-in, e cila do të kënaq nevojat tona, do të plotësohen ato që kërkuam”, tha  për Portalb, Jakim Nedellkov.

Nga MASH nuk u prononcuan lidhur me atë se çfarë saktësisht pritet nga këto bisedime dhe sa mund të realizohen kërkesat e SASHK-ut.

Nga ana analisti Izet Zeqiri nuk beson se do të plotësohen kërkesat e rritjes së pagës, duke pasur parasysh ekonominë e vendit si dhe borxhin që ka Maqedonia.

“Nuk besoj se do të merret vendim për rritjen e pagës së mësimdhënësve. Kjo gjë po prolongohet nga viti në vit, dhe duke pasur parasysh ekonominë e vendit, nga të hyrat e dobëta dhe borxhet e shumta që ka Maqedonia momentalisht kjo gjë duket e parealizueshme”, tha për Portalb, Zeqiri.

Kryetari i LASH-it Kumanovë, Samet Jahiji  thotë se pagat lëre më që nuk janë rritur me vite, gjithashtu ato nuk shpërndahen brenda afatit ligjor.

“Me rregullore është paraparë që prej datës 10 deri më së largu datës 15 të shpërndahen pagat, mirëpo shumë shpesh ndodh që ne t’i marrim ato me disa ditë vonesë. Kjo është e palogjikshme. Çka të bëjmë ne në këtë rast, të kërkojmë në bankë kamatë për vonesë ashtu siç na kërkojnë ata neve për kreditë e pagesa të ndryshme? Nuk e di se çka do të bëhet, po presim bisedimet dhe nuk na ngelet tjetër pos të shpresojmë që do të plotësohen kërkesat tona të kamotshme”, tha për Portalb, Jahiji.

Sa i përket vonesës disa ditore të pagave, që ndodh pothuajse çdo muaj, Zeqiri thekson se kjo ndodh për shkak të mungesës së parave në fond, prandaj edhe është optimist sa i përket kërkesës për rritjen e pagave.

Ndërkaq rishikimi i rrogave të mësimdhënësve, lehtësimi i punës administrative, përkatësisht heqja e ditarit tradicional nga përdorimi dhe ngrirja e gjobave për mësuesit si rezultat i suksesit të dobët nga testimi i vjetshëm ekstern janë arsyeja e ndërprerjes së grevës 11 ditore nga ana e SASHK-ut.

LEXO MË SHUMË:

Marrëveshja mes MASH dhe SASHK nxit revoltë!

MASH dhe SASHK-u përafrojnë qëndrimet nëpërmjet bisedimeve

SASHK: Drejtorët në mënyrë jo ligjore detyrojnë fëmijët të mësojnë të shtunave

Ndërpritet greva, MASH dhe SASHK arritën marrëveshje!

SASHK: Presionet e nuk mund të ndalojnë grevën, kërkojmë zgjidhje të pranueshme

Lajme të ngjashme

Back to top button