Takimi studentë-MASH mbaroi: Do të miratohet Ligj i ri për arsim të lartë

Në takimin e dytë të përfaqësuesve të Plenumi të profesorëve, studentëve, MASH, Qeverisë dhe Senatit në Rektoratin e UKM-së u dakorduan se do të ketë ligj të ri për arsimin e lartë.

Rektori i UKM, Velimir Stojkovski tha se do të ketë ligj të ri pasi që i vjetri ka pasur deri më tani 15 ndryshime ndërsa tani ka ardhur momenti kur të gjithë pajtohen se është koha për reforma të reja dhe thelbësore në arsim.

Ai u bëri thirrje studentëve të kthehen në mësim ndërsa nuk qartësoi se a do të ketë apo jo provim shtetëtor në Ligj të ri.  Ndërkaq nga Plenumi studentor theksuan se nuk do të pajtohen me sjelljen e provimit shtetëror si pjesë të reformave për arsimin e lartë.

Grupet e punës në afat prej 30 deri më 40 ditëve do të punojnë në hartimin e Ligjit të ri.

Lajme të ngjashme

Back to top button