Pushteti refuzon diplomatin Piter Fejt të jetë ndërmjetës për krizën politike në Maqedoni?

Diplomati i njohur Piter Fejt, i cili gjatë vitit 2001 kur ndodhi konflikti në Maqedoni ishte ndërmjetësues mes palës maqedonase dhe shqiptare, paradokohe ka qenë ashpër i refuzuar të jetë sërish ndërmjetës mes qeverisë dhe opozitës për ta tejkaluar krizën politike, shkruan gazeta “Slloboden Peçat”.

Sipas kësaj gazete, Fejt është refuzuar dhe madje përzënë nga kabineti i ministrit të jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Poposki. Biseda mes tij dhe Fejt ka qenë e pakëndshme dhe iniciativa ka mbaruar pa sukses.

Fejt tani është i angazhuar në një organizatë joqeveritare e cila merret me menaxhimin e krizave. Pas konfliktit të vitit 2001 ai ishte ndërmjetës  në Maqedoni së bashku me diplomatët si Havier Solana, Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju. Fejt ishte i angazhuar edhe mision në Kosovë për implementimin e planit të Marti Ahtisari.

Lajme të ngjashme

Back to top button