Zhordi Ksuklla: Të gjitha akuzat për përgjimet duhet të hetohen plotësisht

Kryetari i Aleancës së Liberal Demokratëve të Evropës përmes një letre drejtuar homologut të tij maqedonas, kryetarit të PLD-së Goran Milevski, njofton se do të kërkojë nga Komiteti për monitorim i Këshillit të Evropës të ndërmarr aktivitete adekuate lidhur me situatën në vend.

“Aleanca e Liberal Demokratëve të Evropës me shqetësim të madh po ndjek krizën politike në Maqedoni. Duke pasur parasysh momentet e reja që u shfaqën së fundmi, unë si President i Aleancës do ta alarmoj Komitetin për Monitorim rreth situatës së rëndë në vend dhe do t’i inkurajoj të ndërmarrin veprime të duhura”, thekson Kryetari i Aleancës së Liberal Demokratëve të Evropës, Zhordi Ksuklla, në letrën drejtuar Goran Milevskit.

Liberal demokratët evropian gjithashtu bëjnë thirrje për zgjidhje urgjente të krizës në rrugë demokratike.

Të gjitha akuzat serioze që dolën në sipërfaqe duhet të hetohen plotësisht në përputhje me angazhimet që ka marr përsipër Maqedonia me anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Pavarësia e gjyqësorit, është imperativi kryesor” thekon Ksuklla.

Lajme të ngjashme

Back to top button