SHBA: Morsi duhet të lirohet, Mubarak çështje e brendshme të Egjiptit

SHBA-ja kumtoi se fati i të liruarit nga burgu, ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak është çështje e brendshme e Egjiptit dhe se pasardhësi i tij Muhamed Morsi i cili u rrëzua nga pushteti, duhet të lëshohet në liri.

Sa i përket procesit të Mubarakut, kohë më parë kemi treguar se kjo është çështje e brendshme juridike egjiptiane, deklaroi zëdhënësja e Stejt departamentit Xhenifer Psaki.

Sipas saj, në rastin Morsi “qëndrimi është i njëjtë-konsiderojmë se duhet të ketë procedurë për lirimin e tij”.

Shpesh herë kemi shfaqur mosmarrëveshje nga arrestimet arbitrare. Që të ketë proces për bashkim në Egjipt, konsiderojmë se në të duhet të marrin pjesë të gjitha palët, theksoi ajo.

Lajme të ngjashme

Back to top button