Nevzat Bejta takoi kryebashkiakun e Stambollit, Kadir Topbash

Kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, gjatë vizitës zyrtare që është duke e zhvilluar në Republikën e Turqisë, ka realizuar takim edhe me krye bashkiakun e komunës metropolitane të Stambollit, Kadir Topbash.

Forcimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave pozitive në vetadminsitrimin lokal, por edhe mundësitë që komuna e Stambollit të ndihmoje komunën e Gostivarit në projekte të veçanta ishin tema të bisedës midis kryetarit Bejta me kryebashkiakun Topbash.

Pritet që gjatë qëndrimi të tij në Turqi,  kryetari Nevzat Bejta të realizojë takime edhe me kryetarë të komunave tjera nga rajoni i Ballkanit të cilët janë pjesëmarrëse në takimin regjional të Qendrës Ndërkombëtare të Vetëqeverisjeve Lokale, në organizim të Lidhjes Botërore të Komunave Turke (TDBB) në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim – TIKA.

Lajme të ngjashme

Back to top button