FRI dhe Paralamenti studentor i UEJL-së organizuan Konferencë studentore

Në hapsirat e Qendrës për Zhvillimin e Biznesit në UEJL,  nën patronatin e Forumit Rinor Islam, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentit u organizua konferencë studentore me temë “Roli i studentëve në përcaktimin e politikave studentore”. Kjo ngjarje u mbajtë në bashkëpunim me unionet studentore të shumicës së universiteteve në vend si dhe një numri të konsiderueshëm të studentëve nga të gjitha universitetet në vendin tonë.

Të pranishmëve ju drejtua kryetari i FRI-së, z.Fevzi Musliu i cili foli për rolin e rëndësishëm që kanë studentët dhe të rinjët në ngritjen e nivelit shoqëror dhe ecjen përpara të proceseve.

Arta Demirali, kryetare e Parlamentit Studentor të UEJL-së foli për problemet që i tangojnë universitetet tona si: Politika e gabuar e disperzimit, numri i madh i universiteteve private që nuk plotësojnë kriteret, regjistrimi në universitet pa kriter etj.

Ndërsa Rabije Abazi nga universiteti FON tha se ata kanë bërë një anketë dhe ku del se studentët ndahen në tre grupe: Student partiak, student politik të cilët kyçen direkt në krijimin e politikave dhe student të painteresuar.

Jeton Pashtriku nga Universiteti Ballkanik kritikoi sistemin arsimor duke thënë se ky model pajis studentët me doploma dhe jo me dije.

Folës në këtë konferencë ishin edhe Teuta Ismaili – përfaqësuese e Plenumit Studentor, Arben Ristemi nga Këshilli Rinor Nacional dhe Suad Saliu nga Lëvizja studentore DECA.

FRI dhe Paralamenti studentor i UEJL-së organizuan Konferencë studentore (1) FRI dhe Paralamenti studentor i UEJL-së organizuan Konferencë studentore (2) FRI dhe Paralamenti studentor i UEJL-së organizuan Konferencë studentore (7) FRI dhe Paralamenti studentor i UEJL-së organizuan Konferencë studentore (8)

Lajme të ngjashme

Back to top button