Mot me vranësira

­ Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në lindje gjatë paradites me reshje të përkohshme të shiut, në male me borë të përkohshme, ndërsa pasdite do të ketë periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët kryesisht jugore.

Temperatura e mëngjesit do të luhatet prej dy deri në tetë, ndërsa e ditës prej 10 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e pasdites me periudha më të shpeshta të diellit, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë jugore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 12 gradë Celsius.

Ditëve në vijim do të vazhdojë periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në malet reshjet do të jenë përkohësisht me borë. Reshje më intensive do të ketë të mërkurën gjatë ditës vende­vende do të bien mbi 20 litra në një metër katror, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë mesatare jugore.

Lajme të ngjashme

Back to top button