Veteranë të UÇK-së edhe figura të njohura nga Maqedonia

Në listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë publikuar deri tash janë përfshirë edhe qindra ish-luftëtarë nga Maqedonia.

Këtu përfshihen edhe disa emra të njohur, si deputeti Hazbi Lika, kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ish-deputeti Daut Rexhepi-Leka si dhe funksionari aktual i BDI-së, Valon Bela.

Gazeta “Dnevnik” shkruan se  në listat e ardhshme që pritet të publikohen do të përfshihen edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjenerali Gëzim Ostreni deputetët Rafis Aliti, i njohur si Mësuesi, Zulfi Adili si dhe ish-deputetët Xhezair Shaqiri-Komandant Hoxha dhe Ruzhdi Matoshi.

Në Kosovë aktualisht janë duke u publikuar listat e ish-veteranëve dhe pjesëmarrësve në luftën për çlirimin e Kosovës. Megjithatë, ky proces është duke u shoqëruar me kritika të shumta për shkak se dyshohet se janë fryrë listat duke u futur edhe persona që pretendohet se nuk kanë qenë pjesëmarrës në luftë. /SHENJA/

Lajme të ngjashme

Back to top button