Marsh protestues për rastin Tamara, do kërkohet dorëheqja e ministrit Todorov

Bëhen përgatitjet për marshin protestues që do mbahet nesër, ku qytetarët do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov, pas rastit tragjik të vajzës 9 vjeçare Tamara.

Nesër në mesditë para Fondit Shëndetësorë do të fillojë marshi protestues me moton “Karton i kuq për ministrin  shëndetësisë, Nikolla Todorov”.

Destinacioni i fundit i marshit do të jetë ministria e shëndetësisë ku të gjithë të pranishmit do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit Todorov dhe të drejtoreshës së Fondit për sigurimin shëndetësorë Maja Panarxhieva – Zmejkova dhe Xhemali Mehazit.

Protestuesit do të kërkojnë edhe përgjegjësi penale për drejtorët dhe anëtarët e bordit drejtues të Fondit shëndetësorë.

Tamara e vogël nga Velesi vdiq duke pritur vendimin e Fondit për tu operuar në Turqi që kushtonte 30 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button