Çfarë tha, e çfarë në të vërtet donte të na thotë Han?

Komisari evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë, në mënyrën e tij karakteristike vlerësoi vizitën në vend në vazhdon e krizës politike.

Gjuha e rëndomtë jo-politike, e euro komisarit Han kërkon një qasje po aq jo të rëndomtë për atë çfarë tha e çfarë donte të na thotë?

PËR “PUÇIN” DHE PËRGJIMIN

Tha: Ata që i kanë materialet duhet tërësisht t’i publikojnë dhe të gjithë janë mirë të këshilluar që t’ia lënë punës procedurës në përputhje me sundimin e të së drejtës. Dhe të menaxhojnë me këtë në mënyrë adekuate, siç pritet nga një shtet me perspektivë evropiane. Kjo është diçka shumë serioze dhe edhe njëherë, rekomandimi im është se gjërat duhet të sqarohen dhe hetohen nga ata që janë të angazhuar juridikisht për procedurë të tillë. Por, nëse është e nevojshme gjithashtu duhet të ketë, siç zakonisht ka në shumë vende, sipas praktikës politike, të ketë komitet në Parlament i cili do të menaxhojë me këtë çështje, por kjo varet nga pjesëmarrja e të gjitha partive politike në Kuvend. Kjo është edhe një arsye e mirë dhe për këtë ka shumë kuptim të gjitha partitë politike të jenë në Parlament dhe dialogu politik të zhvillohet në Parlament.

Deshi të thotë :

LSDM-ja duhet t’i publikojë materialet ndërsa unë i këshillova që t’i dorëzojnë në Prokurori. Nëse ka nevojë, të bëhet komision anketues në Parlament, por për këtë LSDM duhet të kthehet atje.

Tha: Pash se nënkuptohet që patjetër të ketë zgjidhje politike.

Deshi të thotë :

Të arrihet zgjidhje pa procese gjyqësore dhe përndjekje politike.

Tha: Bëhet fjalë për reputacionin e vendit.

Deshi të thotë :

Me krizën e keni prishur imazhin në BE.

Tha: Të gjithë vërtetuan se do të jetë e dobishme të ketë një lloj mbështetje të jashtme me qëllim që të arrihet marrëveshje të pranuar për të gjitha partitë politike. Kjo është edhe një detyrë për pjekurinë demokratike.

Deshi të thotë :

Të gjithë pajtohen se nevojitet ndërmjetësues të jashtëm për ndonjë marrëveshje. Kështu do të tregoni se keni pjekuri demokratike- që tani situata tregon se nuk e keni.

PËR EMRIN

Tha: Sipas parashikimeve tona duhet të bëhet përparim pa qenë shumë të goditur nga konfliktet dypalëshe. Mendoj se nuk duhet të harxhojmë kohë. Duhet të shohim çfarë mund të bëhet në ndërkohë që vendi i juaj të lëviz gradualisht në BE. Ne asistojmë dhe sigurojmë shumë të holla për periudhën 2014-2020. Rreth 660 milion euro duhet të përdoren për ndërtimin e kapaciteteve të administratës, por gjithashtu për investime në arsim, zhvillim në ekonomi, gjithashtu menaxhimin e çështjeve lidhur me ambientin jetësor dhe menaxhimin e mbeturinave. Ka shumë fusha ku ne duhet të shohim përparim të nevojshëm.

Deshi të thotë :

Nuk duhet të harxhohet shumë kohë dhe energji për emrin. Duhet të tentoni t’i merrni këto 660 milion euro që ua ofrojmë deri vitin 2020.

PËR GRUEVSKIN

Tha: Ai person është i përkushtuar, sidomos në zhvillimin ekonomik, dhe prej së afërti është i njoftuar me çdo gjë që ndodh në ekonomi dhe aktivitetet e sektorit të biznesit që të thithen edhe investime të huaja në vend.

Deshi të thotë:

Unë i fola për krizën politike, ai më foli për zhvillimin ekonomik, për biznesin dhe investimet e huaja.

PËR MAQEDONINË DHE BE-NË

Tha: Shihni shifrat, rreth 65 deri 70% nga i tërë importi dhe eksporti vijnë ose shkojnë për 28-të anëtaret në BE. Vendet- anëtare të BE-së janë shumë të përfshirë në investimet e huaja. Është e qartë se orientimi patjetër duhet të drejtohet kah BE-ja për përparim të mëtutjeshëm të këtyre shifrave në kuptim të madhësisë së përputhjes me standardet evropiane. Unë nuk shoh, ndërsa gjithashtu është mendimi edhe i Qeverisë dhe shoqërisë, se ka alternativë për mënyrë evropiane.

Deshi të thotë :

Nuk ka alternativë për euro- integrime.

Lajme të ngjashme

Back to top button