Davitkovski: Ka ndryshim të qëndrimeve, por përfundimi është i panjohur

Kreu i Komisionit për “24 dhjetorin”, Borçe Davitkovski, ka deklaruar se palët po bëjnë përpjekje për t’i dhënë fund që sot procesit të ndriçimit të këtij problemi. 

Davitkovski është shprehur optimist se zgjidhja do të arrihet, ndërsa ka konfirmuar se palët janë tërhequr nga pozicionet e forta. 

Deklarata e tillë është bërë në pauzën e negociatave që po zhvillohen në Klubin e Deputetëve në Shkup, në prani të ekspertit të huaj Petër Vanhausen. 

Kreu i Komisionit ka thënë se do të shfrytëzojë pushimin ndërmjet negociatave, për të bërë siç ka thënë disa konsulta politike në nivel më të lartë. 

Nesër (e premte), është dita e fundit e afatit brenda të cilit duhet të miratohet raporti me konkluzionet për ngjarjet e ditës së hënë të 24 dhjetorit. 

Komisioni nisi të punojë intensivisht dhe palët janë afruar, pas takimit që kanë realizuar dy liderët, Nikola Gruevski dhe Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button