Sadiku e Gashi vazhdojnë me gola në Zvicër (Video)

Sulmuesi shkupjan, Berat Sadiku, ka realizuar gol për skuadrën e tij Thun në Zvicër. Sadiku shënoi golin e barazimit 1:1, që skuadra e tij Thun laujti në udhëtim kundër skuadrës, Vaduz. Sulmuesi shtatlartë realizoi golin e tij në minutën 77’, pas asistimit nga Hediger.

Edhe futbollisti kosovar, Shkëlzen Gashi i cili kryeson renditjen e golashënuesve, ka vazhduar formën e mirë te Baseli.

Gashi ka shënuar golin e tij të radhës në humbjen nga Young Boys, ku luan Taulant Seferi, i cili nuk mori shansin nga trajneri në këtë përballje. Shkëlzeni realizoi në minutën 71’ në humbjen 4:2.

Në listën e golashënuesve të kampionatit zviceran, Gashi është i pari me 13 gola, ndërsa Berat Sadiku në pozitën e dytë me 8 gola.

http://bcove.me/mznkjtmr

Lajme të ngjashme

Back to top button