Gjithsejt 33 vite burg për të akuzuarit e rastit Oreshe

Gjykata themelore e Velesit sot me aktvendimin e katërt vendosi që të akuzuarit për rastin me vrasjen e të moshuarit 71­ vjeçar në fshatin Oreshe prej 2 dhjetorit të vitit 2005 janë shpallur fajtorë dhe u dënuan me gjithsej 33 vite burg.

Porositësi i vrasjes, Gjore Petrovski u dënua me 13 vite burg, ndërsa vëllezërit Ordan dhe Ljupço Gjorgievski si ekzekutues të vrasjes me nga 10 vite burg. Sipas aktakuzës, Gjore Petrovski ka dashur t’i hakmerret të moshuarit të vrarë 71­vjeçar Llazo Milloshevski nga fshati Oreshe, sepse ka konsideruar se para disa viteve ka shtënë ndaj tij dhe e ka plagosur.

Për këtë, Petrovski, i cili atëherë jetonte në SHBA, me telefon u ka thënë vëllezërve Ordan dhe Ljupço Gjorgievski, të cilët e kryen vrasjen për 20 mijë dollarë. Vrasja ndodhi më 2 dhjetor të vitit 2005 në orën 20:45 minuta derisa 71 ­vjeçari Llazo Milloshevski ka përgatitur darkën në shtëpinë e tij. Ky është aktvendimi i katërt për këtë rast, dy të parët ishin gjykuese, ndërsa të akuzuarit morën nga 12 vite burg, ndërkaq aktvendimi i tretë ishte lirues.

Deri në fuqizimin e aktvendimit, të dënuarit mbeten në liri. Ky proces maratonik gjyqësor zgjati shtatë vite dhe do të mbahet mend për shkak të kundërthënive të shumta: si arresti prej dy viteve për vëllezëit e akuzuar Gjorgievski, heqjen e identitetit mbrojtës të dëshmitarit dhe të dënuar gjykatës, prokuror dhe gazetari Tomisllav Kezharovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button