Jep dorëheqje gazetarja e Kanal 5

Gazetarja e njohur maqedonase Suzana Miceva jep dorëheqje nga televizioni ‘Kanal 5, pas gatimeve që janë bërë në këtë telivizion dhe pazareve mes pronarit dhe drejtorit të DSK-së Sasho Mijahllkovit.

Gazetaja Miceva në rrjetin e saj të Facebook-ut shkruan se prej sot pas publikimit të skandalit nga po ky televizionin dhe pronarit të saj, jep dorëheqje nga çdo angazhim që kishte në këtë televizion, dhe se do të vazhdoje rrugën si mëtej si një gazetare e ndershme.

“Sot e ndala angazhimin tim në Kanal 5. Të gjithë kemi arsyet tona të cilat na shtyejnë në jetë, subjektive, objektive…

Arsyet e mia janë vetëm personale. Vendim i cili nuk kam besuar se do e marr ndonjëherë, por ja, vendosa pëe të qindtën e sekondës dhe për herë të parë në jetë e di se veprova ndershëm.

Them se që nga kjo ditë, pas deklarimit tim të thënë më lart çfarë do që të thoni nuk do gaboni. Mbetem GAZETARE, dhe most ë dyshoni nëse do jem e detyruar, dorëheqje do të jap edhe në televizionin tim. Deri në atë ditë për të cilën shpresoj që nuk do të vijë, do të me ndiqni nga Tv Kanal Vis, dhe nga rrjetet sociale.

Çdonjëri ka revoltën e vet, kjo është mënyra ime për ta treguar. Hapi i parë. Nuk ka logjikë të flas dhe të kritikoj këtu por pikërisht këto ditë, nga Strumica në atmosferë të përkryer harmonike ju flas për Karneval. Karneval ka pikërisht, por në gjithë shtetin!!!

Kolegëve të mi të Kanal 5 vetëm dëshira të mira dhe përshëndetje, kalova 6 vite të bukura”.

2187

Lajme të ngjashme

Back to top button