Jolevski kundërshton Gruevskin: Nuk ka ‘Puç’ shtetëror

Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski është ministri i parë që kundërshton Kryeministrin, Nikolla Gruevski lidhur me akuzat ndaj opozitës për aferën ‘Puç’. Jolevski thotë se në Maqedoni nuk ka ‘PUÇ’ ndaj institucioneve pasi siç tha nëse një shteti i ndodh ‘PUÇ-i’ atëherë me automatizëm ushtria duhet të marr udhëheqjen, kurse tek ne për momentin e gjithë ushtria ndodhet nëpër kazerma, transmeton Alsat-M.

“Në praktikën ndërkombëtare, ushtria merr aktivitete të caktuara, por një rast të tillë nuk e kemi në Maqedoni. Ushtrinë e kemi nëpër kazerma që d.m.th ne nuk kemi një situatë të tillë. Organet e sigurisë në Maqedoni me kujdes po e ndjekin gjithë situatën në rajon por edhe më gjerë dhe ne në këtë moment po vazhdojmë me aktivitetet e rregullta me qëllim ndjekjen e kësaj situate. Unë nuk do të thoja asgjë më shumë lidhur me ato ngjarje, janë institucionet e shtetit përmes të cilave duhet të zgjidhet ky rast”, deklaroi Zoran Jolevski, Ministër i Mbrojtjes.

Gruevski dhe ministrja e brendshme Jankullovska para dy javësh në një konferencë për media tha se lideri i opozitës Zoran Zaev përmes dhunës ndaj përfaqësuesve të pushtetit dhe cenimit të rendit kushtetues po tenton të merr pushtetin.

Lajme të ngjashme

Back to top button