35 vite burg për ushtarin amerikan

Bradley Manning, ushtari amerikan i cili akuzohet se i ka dhënë faqes elektronike WikiLeaks qindra mijëra dokumenta sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës t ë cilat ‘tronditën’ mbarë rruzullin tokësore u dënua sot me 35 vite burg. 

Gjykatësja ushtarake, kolonelja Denise Lind e cila muajin e kaluar e shpalli fajtor Manning në 20 pika të akuzës për spiunim dhe vjedhje te dokumenteve, mund ta dënonte atë deri me 90 vjet burg, edhe pse prokurorët patën kërkuar vetëm 60 vjet. Manning do të përjashtohet nga ushtria amerikane si dhe do të konfiskohen disa nga pagat e tij, ka thënë Lind. 

Manning u arrestua në vitin 2010. Ai ka pohuar se i ka transferuar faqes WikiLeaks informata, duke thënë se synonte të nxiste një debat publik mbi politikat amerikane dhe luftrat në Irak dhe Afganistan. 

Lajme të ngjashme

Back to top button